Një prej këngëtareve më të dashura të skenës muzikore shqiptare, ditë më parë i ka thumbuar pjesën tjetër të kolegeve.
Bëhet fjalë për Yllka Kuqin, e njohur për vokalin muzikor dhe këngët, jo rrallë herë kanë tërhequr vëmendjen me dukjen e saj të jashtme.
Bukuroshja ka pyetur fansat nëse do të duhet të ndërhyjë në hundët apo të fryj buzët, duke ironizuar me ndërhyrjet kirurgjike të kolegëve të saj të estradës muzikore.
Duket se për të dëshmuar se nuk ka nevojë për intervenime estetike, ajo ka sjell fotografi të reja në rrjetet sociale.
Ajo shihet vetëm në bikini ngjyrë vjollcë teksa merr reze dielli në kryeqytetin hungarez të Budapest.
Vlen të theksojmë se këngëtarja është e shoqëruar nga bashkëshorti, i cili festoi ditë më parë ditëlindjen, Astrit Pallaskën, i cili e kishte fotografuar gjakovaren.
Ndryshe, 32-vjeçarja do të sjell këngë të reja gjatë këtij viti për tregun muzikor shqiptar. /Telegrafi/