Këngëtarja nga Gjakova, Yllka Kuqi, është duke punuar në këngën e re dhe jo vetëm.
Si shumë nga artistët e tjera, edhe Yllka po vjen me bashkëpunim ndërkombëtar, ndërsa ka bashkuar forcat me artistin e njohur turko-gjerman, Baby Brown.
Dyshja kanë nisur edhe xhirimet e klipit, ku bukuroshja jonë vjen mjaft atraktive në njërën prej pjesëve.
Yllka, e cila shquhet për projektet e saj, edhe këtë herë pritet të sjellë diçka të bukur për fansat e saj.
Ndërkohë, vlen të ceket se ky është projekti i parë i këngëtares Kuqi për këtë vit.
E njëjta po vazhdon të jetë tejet e angazhuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/