Telegrafi

Yllka Kuqi merr vëmendje me dukjen atraktive në pozat e reja nga New York

Foto: Instagram

Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi, gjatë kësaj kohe është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo i është rikthyer mbrëmjeve e koncerteve muzikore, ndonëse ka qenë më pak e angazhuar me këngë të reja.

E njëjta ka shpërndarë disa fotografi të reja në Instagram, të cilat i ka realizuar në New York.

Yllka Kuqi (Foto: Instagram)

Artistja shqiptare duket në formë të mahnitshme në një fustan të shkurtër të zi, i dekoruar në pjesën e gjoksit me ngjyrë argjendi.

Lexo po ashtu "Dukesh shumë më bukur në fotografitë pa ndërhyrje”, Yllka Kuqi i kundërpërgjigjet ndjekëses

Të shumta kanë qenë komplimentet që ka marrë në hapësirën për komente nga miqtë e fansat.

E njëjta kishte lënë më anash projektet muzikore për shkak se ishte përkushtuar më shumë në jetë personale.

Ajo momentalisht është nënë e një vajze të quajtur, Luiza. /Telegrafi/