Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi, gjatë kësaj kohe është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo i është rikthyer mbrëmjeve e koncerteve muzikore, ndonëse ka qenë më pak e angazhuar me këngë të reja.
E njëjta ka shpërndarë disa fotografi të reja në Instagram, të cilat i ka realizuar në New York.
Artistja shqiptare duket në formë të mahnitshme në një fustan të shkurtër të zi, i dekoruar në pjesën e gjoksit me ngjyrë argjendi.
Të shumta kanë qenë komplimentet që ka marrë në hapësirën për komente nga miqtë e fansat.
E njëjta kishte lënë më anash projektet muzikore për shkak se ishte përkushtuar më shumë në jetë personale.
Ajo momentalisht është nënë e një vajze të quajtur, Luiza. /Telegrafi/