Site icon Telegrafi

Yllka Kuqi merr vaksinën kundër coronavirusit

Këngëtarja nga Gjakova, Yllka Kuqi, ka marrë vaksinën kundër coronavirusit.

Siç ndodh gjithnjë, lajmi është njoftuar përmes disa postimeve që ka ndarë në rrjete sociale.

Artistja, e cila në Instagram numëron 133 mijë ndjekës, ka publikuar një imazh nga makina pas marrjes së vaksinës.

Yllka Kuqi (Foto: Instagram)

“E vaksinuar nga COVID-19”, ka qenë përshkrimi i njërës prej imazheve që njëherësh shfaqet natyrale me një palë syze të zeza në formë të rrumbullakët.

Lexo po ashtu Robert Berisha, një tjetër këngëtar shqiptar që ka marrë vaksinën ndaj coronavirusit

Në një tjetër postim të publikuar në InstaStory, nëna e një vajze shfaqet duke kënduar nga makina dhe thotë me shaka se ky është ‘rezultati pas vaksinës’.

Yllka Kuqi (Foto: Instagram)

Vaksinën ditë më parë e mori edhe këngëtari Robert Berisha gjatë qëndrimit në Ulqin.

Era Istrefi, Valdrin Sahitit, Mozzik e Loredana Zefi janë të tjerë të famshëm shqiptarë që u vaksinuan kundër coronavirusit. /Telegrafi/

Exit mobile version