Yllka Kuqi është një prej këngëtareve me zërin më melankolik të estradës sonë muzikore.
Bukuroshja gjakovare pos jetës artistike, ajo ka edhe një jetë private që e ruan me xhelozi të madhe.
Ajo është e martuar prej vitesh me drejtorin e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, Astrit Pallaskën.
Në fakt, dyshja ka kurorëzuar lidhjen e tyre të gjatë para shtatë vjetësh në një ceremoni madhështore.
Megjithatë, biondina ka treguar se çifti është në lidhje për më tepër se 18 vjet dhe se janë të lumtur në krah të njëri-tjetrit.
“18 vjet bashkë”, ka shkruar Kuqi në llogarinë personale në Instagram teksa e ka shoqëruar edhe me emoji në formë të zemrës.
Ndryshe, Yllka është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/