Emri që sigurt po ngjitet drejt majave të suksesit muzikor, fal zërit dhe paraqitjes së saj skenike të kujdesshme, tashmë duket se ka marrë një tjetër skaj të paraqitjes në publik.
Yllka Kuqi shumë shpejt do të vie me një fotosesion të ri, që lirisht mund ta quajmë ‘Hot’.
Telegrafi do të ketë ekskluzivitetin e prezantimit të këtij seti, i cili do të plasohet tek ne brenda 24 orëve të ardhshme.
Një set i gjërë fotosh nga Artan Korenica, me përkujdesje për look nga Sellma & Kaci, ku këngëtarja ka ekspozuar linjat trupore më mirë se kurrë, do të vie dhuratë për ata që deri më tash nuk e kanë njohur Yllkën ndryshe.
Për garderobën është përkujdesur vet këngëtarja me një rreth të ngushtë të miqve, ndërsa shkrepja e fotove është realizuar në ambientet e sallonit tek Sellma & Kaci dhe përreth.
Se çka i ka shkrepur Yllkës për një ndryshim drastik (nga skaji në skaj) për të zbritur tek fansat, mbetet të mësohet nga vet këngëtarja./Telegrafi/