Site icon Telegrafi

Yllka Kuqi e gjen ‘Parisin’ në Kosovë! (Foto)

Këngëtarja Yllka Kuqi është mjaft aktive kohëve të fundit në muzikë, gjersa fansat e saj do të kenë mundësinë ta ndjekin atë në shumë prej programeve festive.

E kur jemi tek festat, Yllka duket se është një adhuruese shumë e madhe e tyre, dhe mezi pret që të vijë dhjetori, që ndryshe njihet si muaji festiv.

Ajo ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram ,ku shfaqet në një ambient plot drita festash në qytetin e Gjakovës.

Fakti që ky qytet po shëndrrinë kaq shumë në muajin e 12-të të vitit, ka bërë që këngëtarja ta etitketojë Gjakovën si kryeqytetin e njohur, Parisin.

“Parisi jo, po Gjakova”, ka shkruar Kuqi në mbishkrimin e fotos. /Telegrafi/

Exit mobile version