Aktorja e njohur shqiptare, Yllka Gashi, prej vitesh është zhvendosur për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Megjithatë, ajo ditën e sotme (e enjte) nuk ka harruar që t’i urojë të afërmit e ndjekësit për festën e Fitër Bajramit.
Artistja mes tjerash dërgoi një mesazh për t’i përqafuar ngrohtësisht ata që keni afër e po ashtu për të bërë lutje për ata që nuk jetojnë më – marrë parasysh që i ati i saj ndërroi jetë pak muaj më parë.
Me fat Fitër Bajrami!
Ju që keni agjëruar ju dëshiroj agjërim të pranueshëm e të shpërblyer!Përqafoni ngrohtësisht…
Posted by Yllka Gashi on Wednesday, May 12, 2021
Ky është postimi i plotë i Yllkës (pa ndërhyrje):
“Me fat Fitër Bajrami!
Ju që keni agjëruar ju dëshiroj agjërim të pranueshëm e të shpërblyer!
Përqafoni ngrohtësisht ata që i keni afër e mos i harroni në lutje ata që më nuk janë në mesin tonë!
Ka shumë familje në Kosovë e nëpër botë, duke përfshirë edhe familjen time, që kemi humbur dikë të dashur e të afërt si pasojë e pandemisë, e festat më nuk janë njejtë për ne.
Megjithatë, le të na shërbejë muaji i shenjtë që sapo përfundoi, që të reflektojmë e të tentojmë të bëhemi më të mirë, më të urtë, më të dashur e të butë me njëri tjetrin e t’i çmojmë më shumë familjarët e të dashurit tanë dhe kurrsesi mos të harrojmë të jemi mirënjohës e falenderues ndaj Zotit për begatitë e bekimet që i gëzojmë!
Zoti i Madhërishëm ju bekoftë me mirësi e begati, me bereqet, shëndet e rehati”. /Telegrafi/