Yllka Gashi është prekur shumë nga tragjedia e fundit në Maqedoni.
Në fakt, aktorja e njohur si ‘Zana’ e “Familjes Moderne” ka kërkuar që mos të humbasim kohë duke komentuar humbjen apo fitoren e Majlinda Kelmendit, por energjinë ti shpenzojmë duke iu ndihmuar njerëzve që pësuan në vërshimet në Shkup dhe Tetovë.
“Sa i jepni zor me u marr me thashethëme t’papakave që munohen me minimizu fitoren e suksesin e Majlindës,(sukses ky që osht i PAMOHUSHËM), nashta osht mirë me shprehë ni trohë solidarizimi me shqiptarët e Maqedonisë, t’cilët kanë nevojë për ndihmë!
Në Prishtinë osht hapë ni qendër e mledhjes së ndihmave në American School of Kosova. Kushdo që ka mundësi, ndihmoni me çkado që keni. #emiraduhetmeukthymetemire #meShkupin”, (sic) ka shkruar Yllka në Facebook, e cila nuk dihet nëse ka kontribuar vetë në ndonjë aksion humanitar për shqiptarët e Maqedonisë, transmeton Telegrafi.
Vlen të theksohet se këngëtari Labinot Tahiri ka premtuar se do të mbledh dhjetë mijë euro për ti ndihmuar shqiptarët e Maqedonisë.
Kujtojmë se si shkak i përmbytjeve në Maqedoni kanë vdekur 21 persona dhe kanë pësuar shumë dëme familjet shqiptare. /Telegrafi/