Site icon Telegrafi

Yllka Gashi reagon ndaj akuzave se bashkëshorti i saj ka ‘kopjuar’ stemën e FSK-së

Foto: Yllka Gashi/Instagram

Gjatë gjithë ditës së hënë, në media kanë qarkulluar lajmet lidhu me ngjashmërinë mes stemës së Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK), me atë të një kompania sigurimi në Amerikë, përkatësisht “American Premium Security”.

Lidhur me këtë, një nga autorët e dizajnimit të saj, Taulant Qerkini, ka treguar për Telegrafin se emblema nuk është e kopjuar, pasi e njëjta është dizajnuar që në vitin 2008, para se kompania amerikane të themelohej.

Lexo po ashtu Doli të jetë e ngjashme me të një kompanie amerikane, flet autori i emblemës së FSK-së (Foto)

Reagim pati edhe nga autori tjetër i kësaj steme, Albian Gagica, i cili njëherësh është edhe bashkëshorti i aktores së njohur kosovare, Yllka Gashi.

Gagica bëri një sqarim të gjatë përmes një statusi në rrjetin social Facebook, duke treguar të vërtetën rreth dizajnimit të stemës së FSK-së.

Ndërkohë këtë postim e ka shpërndarë edhe bashkëshortja e tij, Yllka Gashi, e cila ka reaguar gjithashtu rreth kësaj çështje duke e quajtur një gjykim të ngutshëm atë që iu bë autorëve dizajnues të logos, përfshirë këtu edhe bashkëshortin e saj.

“A ka diçka që na nuk e njollosim?! A na ka mbetë një grimcë dinjiteti e njerëzie, a na ka marrë pusi komplet si shoqërii e popull?! Smira, xhelozia, inati e dashakeqësia nuk çojne kërkun o njerëz! Kadale, sabër, merrni frymë njëherë e mandej konstatoni”, ka shkruar Gashi-Gagica në Facebook.

Përndryshe, aktorja dhe bashkëshorti i saj janë shpërngulur prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata janë prindër të një vajze, teksa vijnë gjatë verës në Kosovë për të kaluar pushimet, dhe për tu çmallur me të afërmit e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version