Aktorja e njohur Yllka Gashi tash e një kohë është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe nuk po merret më me aktrim.
Ndërkohë publiku e mban mend për rolet e saj interesante në projektet e ndryshme filmike shqiptare, e veçanërisht atë të ‘Zanës’ në serialin vendor “Familja Moderne”.
Ajo ka mbaruar studimet në Akademinë e Arteve në Prishtinë, dega-aktrim në vitin 2004.
Së fundmi, aktorja Gashi ka ndarë me fansat e saj në rrjetin social Instagram një fotografi nga shfaqja e diplomës në vitin 2004.
Ajo kishte zgjedhur të skenonte shfaqjen “Mundësitë” të Howard Barker me regji të Ilir Vinces, teksa vërehet që në një prej skenave ajo drejton gishtin e mesit lartë personazhit tjetër të shfaqjes, të cilin e luante Edona Reshitaj.
Përderisa rruga e aktrimit ofron mundësi të tilla, Yllka duke të jetë e para e cila ka bërë një gjest të tillë në diplomimin e saj. /Telegrafi/