Pas Bim Bimmas, edhe një artistë kosovarë ka bërë krahasimin mes Donald Trumpit dhe Adolf Hitlerit.
Aktorja e njohur Yllka Gashi ka shpërndarë një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale anembanë botës ku krahasohen presidenti më i ri amerikan dhe ish-diktatori gjerman.
“Trishtim, trishtim për Amerikën dhe gjithë botën. Mirëmëngjesi Gjermania. Keqardhje për fitoren amerikane”, ka shkruar ‘Zana’ e serilait ‘Familja Moderne’, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë se aktorja ka qenë mbështetëse e kandidates demokrate Hillarry Clinton për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Theksojmë se kandidati republikan, Donald Trump ka fituar zgjedhjet presidenciale duke u bërë presidenti i 45-të i SHBA-ve. /Telegrafi/