Telegrafi

Yllka Gashi me dedikim emocional për Leze Qenën: Pusho e qetë gjyshe

Foto: Yllka Gashi/Instagram

Mëngjesin e datës 25 mars, është ndarë nga jeta aktorja e mirënjohur kosovare, Leze Qena.

Ngushëllime për humbjen e saj kanë shprehur figura të shumta nga arti, politika dhe sporti, teksa më shumë për humbjen e saj bashkëndien kolegët të cilët patën rastin që gjatë jetës të punojnë në projekte filmike bashkë me të.

E tillë është aktorja Yllka Gashi, e cila së bashku me të ndjerën Leze Qenë kanë luajtur për vite me radhë në hit serialin vendor, “Familja Moderne’.

Foto: Yllka Gashi/Instagram

Yllka përkatësisht ka luajtur rolin e ‘Zanës’, e cila në këtë serial ishte mbesa e ‘Antigonës’, rol i luajtur nga Lezja.

Aktorja Gashi të mërkurën publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, të realizuar shumë vite më parë me aktoren Qena, gjatë xhirimeve të “Familjes Moderne”.

Ajo e shoqëroi fotografinë me një dedikim emocional, duke kujtuar dhe çmuar lart figurën e saj artistike.

Foto: Yllka Gashi/Instagram

“Pusho e qetë gjyshe! E hareshme, e buzëqeshun e e dashtun ki me mbetë gjithmonë! Falemnderit për krejt çka i dhurove Kosovës”, kanë qenë fjalët e Yllkës në Instagram.

Ndërkohë, sonte (e mërkurë), qytetarët e Kosovës përmes një thirrje të bërë në rrjetet sociale, do të nderojnë figurën e të ndjerës duke ndezur nga një qiri në ballkonet e tyre në orën 20:00. /Telegrafi/