Aktorja e njohur shqiptare, Yllka Gashi, ka qenë mjaft aktive dhe prezente në media muajve të fundit.
Ajo u rikthye në qendër të vëmendjes me suksesin e filmit “Zgjoi” sivjet, në të cilin ajo luan rolin kryesor.
Yllka e cila është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, shfrytëzojnë herë pas here ndikimin e saj të madh si figurë publike për t’u dalë në ndihmë njerëzve, me thirrjet për të ndihmuar familjet në nevojë.
Mirëpo nuk janë të pakta rastet kur të famshmit bien pre e mashtrimeve me anë të faqeve të rreme, e një gjë e tillë duket se i ka ndodhur së fundmi aktores Gashi.
Yllka kishte shpërndarë në rrjetet sociale kërkesën për ndihmë për shërimin e një fëmijëve, e që në fakt ishte e tëra një mashtrim nga një faqe me qëllim përfitimi në mënyrë dashakeqe.
E revoltuar kur mori vesh për rastin, Gashi bëri një reagim për fansat e saj në InstaStory duke treguar se ka rënë pre e mashtrimit, ndërsa u ka bërë thirrje fansave që ta raportojnë faqen e rreme.
“Të dashur miq, sapo jam njoftuar që llogaria për të cilën kam ndarë një storje edhe unë para disa ditësh, pa bërë hulumtim, por me dëshirë që sado pak të ndihmoj sepse mendoja që është një fëmijë në pyetje, është FALSE. Kushdo që janë këta njerëz që e kanë bërë këtë llogari dhe storje të rrejshme, e po mundohen të përfitojnë nga dashamirësia e solidariteti i të tjerëve, TURP ju qoftë! Ju kërkoj falje dhe ju lus ta raportoni këtë llogari”, ka shkruar Yllka në InstaStory.
Ajo më pas ka publikuar edhe fotografinë e llogarisë në fjalë, e cila ka tentuar të mbledhë fonde duke grumbulluar para me sajimin e një fatkeqësie të rreme. /Telegrafi/