Site icon Telegrafi

Yllka Gashi: Asnjë serial nuk ka arritur t’ia kalojë “Familjes Moderne”

Yllka Gashi, e cila këtë vit arriti një sukses të madh me filmin “Zgjoi”, për audiencën e gjerë është bërë e njohur në rolin e Zanës në serialin “Familja Moderne”.

Derisa së fundmi ka dhënë një intervistë për Kanal 10, ajo shprehet se “Familja Moderne” mbetet seriali vendor më i suksesshëm.

E pyetur se si e kujton këtë periudhë dhe çka mban mend nga ky serial, Gashi thotë se është e lumtur që ka pasur fatin të jetë në një projekt të tillë duke qenë se atë kohë ishte akoma në Universitet.

Yllka Gashi (Foto: YouTube)

“E kujtoj me dashuri, mall e mirënjohje se kemi punuar gjatë kohë, dhjetë vite. E mbaj mend që njerëzit kanë blerë gjenerator për ta parë Familjen Moderne. Jam e lumtur që kam pasur fatin të jem pjesë e saj”, u shpreh ajo.

Lexo po ashtu "Zgjoi" futet në listën e ngushtë të filmave për t'u nominuar në Oscars 2022

“Shpresoj që të bëhen projekte të tjera që t’ia kalojnë Familjes Moderne në aspektin e cilësisë, por fatkeqësisht jo, në asnjë aspekt. Nuk kam parë diçka që e ka tejkaluar Familjen Moderne, ndoshta kanë qenë në nivel apo në një nivel më të ulët”, vazhdoi më tej Yllka.

Zana në serialin “Familja Moderne”

“Zgjoi” ndërkaq është film i bazuar në ngjarje të vërtetë që portretizon Fahrijen (interpretuar nga Yllka Gashi) e cila në kërkim të burrit të sajë të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetësën e familjes.

Filmi kosovar gjithashtu është futur në listën e ngushtë të nominimeve për Oscars 2022. /Telegrafi/

Yllka në filmin “Zgjoi”
Exit mobile version