Telegrafi

Yllin e Unitedit e pret një dënim i rëndë, fotografohet duke pirë duhan (Foto)

Mbrojtësi i Manchester United, Marcos Rojo mund të dënohet nga klubi i tij.

Pasi ishte titullar në dy ndeshjet e Argjentinës, Rojo ka dalë në një klub nate në vendlindjen e tij.

Por ai nuk ka menduar fare se mund të fotografohet nga paparacit dhe ka filluar duke pirë cigare.

Kështu fotot e shkrepura janë publikuar në mediat argjentinase dhe ato angleze.

Rojo tani pritet të jap llogari para trajnerit të tij Louis Van Gaal për foton që është shpërndarë shumë nëpër rrjetet sociale. /Telegrafi/