Zoe Sugg ka njoftuar se po pret fëmijën e parë me të dashurin e saj, Alfie Deyes.
Ylli i YouTube, 30 vjeçe, e cila njihet si Zoella, ndau lajmin me nëntë milionë fansat në rrjete sociale të shtunën.
Në një postim në Instagram, ajo shkroi: “Ne jemi shumë të ngazëllyer që të ndajmë me ju, se vajza jonë do të na bashkohet neve në shtator”.
Zoe dhe Alfie postuan video të lezetshme për të shoqëruar lajmet rreth foshnjës, duke treguar paraqitje të shkurtër të skanimeve dhe përgatitjeve për t’u bërë prindër.
Të shumtë ishin miqtë e fansat që i përgëzuan ata që njëherësh ishin po ashtu shumë të emocionuar për Sugg.
Dyshja jetojnë në një rezidencë katërkatëshe në Brighton me vlerë 1.7 milion funtesh dhe janë në lidhje që nga viti 2012.
Çifti – të cilët kanë një të ardhur mujore prej 50,000 funtesh – më parë jetonin në një shtëpi me pesë dhoma gjumi në qytet të cilën e blenë për 1 milion funtesh në 2015.
Zoe filloi karrierën e saj në YouTube në 2009 dhe ka grumbulluar më shumë se 15 milionë abonentë në platformë. Ajo ka nëntë milionë ndjekës në Instagram.
Zoella gjithashtu ka lansuar një gamë të produkteve për bukuri dhe pajisje shtëpiake me të ardhura të raportuara prej rreth 3.8 milionë funtesh në vit. /Telegrafi/