Majmunët janë të lezetshëm derisa të fillojnë të tregojnë anën tjetër të tyre.
Dhe ishte pikërisht Logan Paul ai që ndjeu gjithashtu kureshtjen e majmunit në lëkurën e tij, përcjell Telegrafi.
Gjatë vizitës së tij në Afrikën e Jugut, ai takoi dy majmunë, të cilët nuk kanë frikë nga njerëzit.
Dhe gabimi i tij i madh ishte që hoqi çantën.
Ai dhe miqtë e tij e gjetën veten në një situatë jo të sigurt dhe ata nuk dinin çfarë të bënin.
Panikut i ka kontribuar edhe sulmi kërcënues i majmunit “rojtar”, për shkak të të cilit YouTuber-i ka ikur disa hapa mbrapa.
Frika e tij kryesore ishte nëse do t’i dëmtonin kamerën por kjo nuk zgjati shumë pasi majmunët me gjasë ishin të interesuar për diçka tjetër – shishen e kuqe të lëngut. /Telegrafi/
wtf just happened@primehydrate pic.twitter.com/sbZMWXWfuB
— Logan Paul (@LoganPaul) January 30, 2022