Ylli i YouTube, Twomad, me emrin e vërtetë Muudea Sedik, ka vdekur në moshën 23-vjeçare.
Ai ishte më i njohur për krijimin e videove të përqendruara rreth lojërave dhe lajmeve të ndryshme.
Twomad u gjet pa ndjenja në shtëpinë e tij në Los Angeles nga shërbimet e urgjencës pasi u kërkua një kontroll i mirëqenies.
Muudea u gjet i vdekur më 13 shkurt, raporton TMZ.
Videoja e tij e fundit erdhi në vitin 2022, një skeç komedi i titulluar “Si u bëra CEO i Radioshack”.
Ai mori një pauzë të gjatë nga platforma gjatë vitit 2022 dhe që atëherë nuk ka postuar.
Twomad u bë i njohur në YouTube në vitin 2018 kur filloi të ndante klipe të tij duke komentuar transmetimet e lojërave.
Më vonë, ai kaloi në skeçe komike dhe aktualisht ka mbi 2 milionë abonentë në llogarinë e tij. /Telegrafi/