Telegrafi

Ylli i WWE, La Parka vdes pas rrëzimit të tmerrshëm që pësoi në muajin tetor

La Parka (Foto: Instagram/laparkaaa)

Ylli i WWE-së, La Parka, ka ndërruar jetë në moshën 54 vejçare, si pasojë e një rrëzimi të tmerrshëm që kishte pësuar gjatë një dueli në tetor të vitit të kaluar.

Pjesëtari i versionit AAA ishte lënduar në një ndeshje në evenimentin për 64-vjetorin e Arena Coliseum të Kaoz Lucha Libre që u zhvillua në Monterrey të Meksikës.

Ai kishte dashur të bënte një hedhje në ring, mirëpo këmbët i janë lidhur për litarësh dhe është rrëzuar në pjesën e jashtme.

La Parka është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku është konfirmuar se ka pësuar thyerje të qafës, duke mos qenë në gjendje as të flasë e as të lëvizë, nga aksidenti shokues.

Jesus Alfonso Escoboza Huerta (emri i vërtetë i tij) pas qëndrimit në spital, ka vdekur si pasojë e pamjaftueshmërisë së mushkërive dhe veshkave. /Telegrafi/