WWE ka konfirmuar se Braun Strowman është dërguar me urgjencë në spital, pas përballjes që kishte me Bobby Lashleyn.
Stroëman u dërguar në një spital afër Dallasit, pasi ka pësuar një krisje në legenë gjatë përballjes në “Falls Count Anywhere” të hënën mbrëma në ‘Night RAW’.
35-vjeçari ka pësuar një lëndim të rëndë, derisa Lashley mori ndihmën e parë nga stafi mjekësor.
Lëndimet e tij besohet të jenë serioze, ndërsa kundërshtari është rikuperuar mirë nga goditja fillestare.
Një deklaratë e WWE thotë: “Braun Strowman thuhet se është pranuar në një spital lokal, ku besohet se ka krisur legenin. Bobby Lashley thuhet se është liruar nga kujdesi i menjëhershëm”.
Shfaqja në Dallas ishte e para në RAW edhe për Paul Heyman si drejtor ekzekutiv, mirëpo që kaloi me një përçudnim të tmerrshëm. /Telegrafi/