Site icon Telegrafi

Ylli i Wolves ‘shpërthen’ në lot pasi shkaktoi penallti në sekondat e fundit ndaj Sheffieldit

Fabio Silva i Wolverhampton  ‘shpërtheu’ në lot pasi shkaktoi një penallti në minutat e fundit ndaj Sheffield United të shtunën në “Bramall Lane”.

Sheffield United siguroi fitoren e parë të sezonit në Ligën Premier në minutën e 11-të kundër Wolves, pasi Oliver Norwood shënoi një penallti në minutën e 100-të të lojës.

Penalltia u akordua pasi u rishikua në VAR dhe u mor vendimi se Silva kishte shkaktuar faull në zonë. Norwood më pas e shndrroi në gol dhe pas fishkëllimës së fundit të gjyqtari, Silva shpërtheu në lot.

Në kohën shtesë të ndeshjes, VAR u desh të rishikonte dy raste për penallti. E para – një lojë me dorë nga Mario Lemina ,nuk u dha nga arbitri e as VAR-i, ndërsa e dyta ishte penalltia e shkaktuar nga Silva në Baldock.

Për vendimin e penalltisë, ish-gjyqtari i njohur, Mike Dean u shpreh: “Nga këndvështrimi i gjyqtarit, kur e ngadalëson pamjën, takat e Silvas bien në kontakt me majën e gishtave të Baldock. Është një penallti e butë, por ka kontakt.

Ky rast nuk ishte aq i diskutueshëm sa një vendim i VAR-it javën e kaluar kur Wolves u ndeshën me Newcastle.

Lojtari i Wolves, Hwang-hee Chan, u gjykua se kishte faulluar Fabian Schar të Newcastle, pavarësisht se përsëritjet nuk treguan asnjë kontakt mes dyshes./Telegrafi/

Exit mobile version