Talenti i Watfordit, Joao Pedro, është në lidhje me aktoren 15-vjeçare të telenovelave nga Brazili, Mel Maia.
Maia, e cila është një yll i madh në vendin e saj, e ka vizituar futbollistin në Londër në muajin e kaluar, mirëpo klubi i tij ka konfirmuar se ajo do të qëndrojë në vendlindje derisa t’i mbushë 16 vjet.
“Joao dhe e dashura e tij janë në dijeni, si për ligjshmërinë, ashtu edhe për dallimet kulturore ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Brazilit”.
“Ajo është kthyer në Brazil, do të qëndrojë atje dhe nuk e ka në plan të kthehet në Angli deri pas ditëlindjes së saj të 16-të”, citon Daily Star një zëdhënës të Watfordit.
Mosha legale e pëlqimit në Brazil është 14 vjet, megjithatë në Mbretërinë e bashkuar është 16 vjet.
18-vjeçari Pedro iu bashkua Watfordit në janar nga Fluminense, ndërsa shpesh publikon fotografi në rrjetet sociale nga jeta e tij private, teksa nuk ka munguar edhe një imazh i çiftit duke u puthur. /Telegrafi/