Telegrafi

Ylli i UFC-së, Spike Carlyle gabimisht mendoi se raundi kishte mbaruar dhe ia ktheu shpinën kundërshtarit, kjo i kushtoi me humbje

Spike Carlyle dhe Billy Quarantillo (Foto: Jeff Bottari/Zuffa LLC via Getty Images/Guliver)

Konkurrenti në kategorinë shumë të lehtë të UFC-së, Spike Carlyle, e harroi rregullin më të rëndësishëm në duelin ndaj Billy Quarantillo, që të mbrohej gjatë gjithë kohës.

Dy yjet e MMA u ndeshën prapa dyerve të mbyllura në Apex Center të Las Vegasit (ku dueli kryesori ishte ndërmjet Tyron Woodley dhe Gilbert Burns, të cilin e fitoi ky i fundit).

Carlyle ishte në fund të raundit të parë fantastik, në të cilin e dominoi kundërshtarin. Në një moment, pasi e kishte nënshtruar rivalin, u kthye dhe nisi të shkonte drejt këndit të tij.

Këtë moment e shfrytëzoi Quarantillo, i cili u ngrit në këmbë dhe e sulmoi nga prapa duke e rrëzuar.

Pikërisht kjo pakujdesi rezultoi vendimtare, pasi që në fund të meçit, Billy Quarantillo doli fitimtar me vendim të gjyqtarëve. /Telegrafi/