Site icon Telegrafi

Ylli triumfon minimalisht përballë Pejës – shkëlqen Alonzo Verge JR

Alonzo Verge JR ka udhëhequr Golden Eagle Yllin në përballjen ndaj Pejës, duke e mbyllur ndeshjen me 52 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime, derisa therandasit me shifrat 92:86 (20:17, 27:19, 23:24, 22:26).

Tani Ylli është 2:0 në serinë gjysmëfinale, derisa skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Therandasit e nisën ndeshjen për mrekulli, me një seri prej 14:4, megjithatë, kampionët u rikthyen dhe çereku i parë përfundoi 20:17. Mysafirët në periudhën e dytë kaluan në epërsi 21:23 dhe më pas u zhvillua lojë e barabartë, por me kalimin e minutave vendasit u shkëputën deri në 12 pikë, 47:35.

Perioda e tretë ishte e baraspeshuar, 23:24, derisa rezultati pas 30 minutash ishte 70:60. Në dhjetë minutat e fundit, pejanët afruan rezultatin në 89:86, por pa mundur të bëjnë më shumë dhe Ylli e fitoi ndeshjen me rezultat 92:86.

Bindshëm më i miri te vendasit ishte Alonzo Verge JR me 52 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime, derisa te mysafirët u dalluan Kwame Vaughn me 18 pikë e pesë asistime, Deandre Davis me 13 pikë e shtatë kërcime dhe Justin Davis me 14 pikë e nëntë kërcime.

Exit mobile version