Tottenhami mund të përballet me largimin e Dele Allit i cili po kërkohet nga shumë gjigant evropian.
Sipas Daily Mail mesfushori i kombëtares angleze ka oferta nga dy skuadra si Paris Saint-Germain dhe Real Madrid.
Ai është vëzhguar rregullisht nga dy klubet në 12 muajt e fundit.
Nuk është indiferent as Manchester City që po ashtu është duke e vëzhguar lojtarin.
Tottenham janë në pozitë të mirë pasi që kanë nënshkruar kontratë të re me lojtarin në fillim të këtij sezoni.
Klubet si PSG, Real e City janë në gjendje ta rregullojnë edhe më shumë pagën e lojtarin prej 60.000 mijë funte në javë. /Telegrafi/