Site icon Telegrafi

Ylli i Tottenhamit, Eric Dier, ka arritur marrëveshje me Bayern Munich

Mbrojtësi i Tottenham, Eric Dier ka rënë dakord për kushtet personale me Bayern Munich, sipas Football Insider.

Ylli i Tottenham që nuk po preferohet sivjet, është afër një lëvizjeje sensacionale te gjigantët gjermanë, ku do të ribashkohet me ish-shokun e skuadrës Harry Kane.

Tani ka një marrëveshje në lidhje me kushtet personale, me lojtarin që ka vendosur të largohet nga Tottenham.

Besohet se Dier ka vendosur që t’i bashkohet Bayernit në një marrëveshje ku edhe Kane kishte gisht dhe gjithçka do të mbyllet në momentin kur Tottenham të marr një mbrojtës të ri.

Sipas Football Insider, Ange Postecoglou do të afrojë mbrojtësin e Genoas, Radu Dragusin këtë muaj.

Lexo po ashtu Bayern “peshkon” përsëri tek Tottenham, gati oferta për Eric Dier

Dier ka luajtur vetëm 198 minuta lojë këtë sezon, pavarësisht krizës së madhe të lëndimeve te Tottenham. /Telegrafi/

Exit mobile version