Telegrafi

Ylli i të rinjve bën tatuazh në kokë (Foto)

Zayn Malik është i njohur për tatuazhet e tij të shumta, por së fundmi ai ka bërë një tatuazh që ka befasuar edhe fansat e tij.

Ish-anëtari i grupit “One Direction” i befasoi të gjithë kur publikoi një fotografi me tatuazhin e ri në kokë.

Ai në kokë bëri tatuazh shkronjat “M.O.M”, për nder të nënës së tij, me të cilën është shumë i lidhur.

Fansat e tij nuk e kanë pëlqyer shumë veprimin e këngëtarit, prandaj shpresojnë që tatuazhi të jetë i përkohshëm.