Telegrafi

Ylli i Spanjës kritikon ashpër tifozët e shtetit të tij para ndeshjes me Francën

Kapiteni i Spanjës, Alvaro Morata, ka thënë se ai ndihet më i lumtur jashtë shtetit të tij pasi atje vuan nga mungesa e respektit.

Sulmuesi i Atletico Madridit do ta udhëheq sot (9 korrik) Spanjën në gjysmëfinale të Euro 2024 ndaj Francës, por ka sugjeruar se mund të mos mbetet në kryeqytetin spanjoll përtej verës.

Morata dhe kolegët e tij tek Spanja do të takohen me Francën për një vend në finalen e parë të shtetit të tyre pas 12 viteve.

Teksa ‘Furia e Kuqe’ ishte dominuese në vitin 2000 dhe 2010, ata kanë pasur vështirësi që të arrijnë në fazat finale të kësaj gare në 10 vitet e fundit, por një gjeneratë fantastike e lojtarëve të rinj kanë filluar të krijojnë ‘historinë’ e tyre njësoj si Xavi, Iniesta dhe Sergio Ramos.

Lamine Yamal, Nico Williams dhe Pedri i cili është i lënduar dhe nuk do të luajë më në Euro, që të gjithë janë të udhëhequr nga Morata.

Morata tani ka folur mbi atë që ai e cilëson si ‘mungesë’ respekti nga tifozët spanjollë të futbollit.

Lexo po ashtu Morata thyen heshtjen dhe flet për të ardhmen e tij

“Në Spanjë është e vështirë për mua të jem i lumtur. Pa asnjë dyshim jam më i lumtur jashtë Spanjës. E kam thënë disa herë. Mbi të gjitha, njerëzit më respektojnë mua”, ka thënë 31-vjeçari për El Mundo.

“Në Spanjë nuk ka respekt për asgjë dhe askënd. Kjo është arsyeja pse ende mendoj, ani pse jam i fokusuar në Euro, andaj nuk e di nëse është më mirë për mua të qëndrojë në Spanjë”, përfundoi ai.

Morata iu bashkua Atletico Madridit nga Chelsea në vitin 2020, ani pse ka kaluar dy nga katër vitet e fundit në huazim tek Juventusi.

Ai ka shënuar 21 gola në të gjitha garat në kryeqytetin spanjoll sezonin e kaluar, por komentet e tij sugjerojnë se mund të largohet.