Mesfushori i Southampton, Carlos Alcaraz thuhet se ka dhënë dritën e gjelbër për t’iu bashkuar Juventusit dhe testet e tij mjekësore në Torino janë rezervuar për të enjten.
Bardhezinjtë janë afër nënshkrimit të mesfushorit argjentinas 21-vjeçar nga Southampton. Lajmi doli të martën mbrëma dhe gazetat sportive italiane të së mërkurës ofrojnë më shumë përditësime mbi marrëveshjen.
Sipas La Gazzetta dello Sport, testet mjekësore të Alcaraz tashmë janë rezervuar për të enjten, ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror në Itali.
Juve, colpo a centrocampo: in arrivo Alcaraz dal Southampton. Domani visite a Torino #juventus https://t.co/wkLt1pJkhY
— SportMediaset.it (@sportmediaset) January 31, 2024
Juventusi dhe Southampton janë ende duke negociuar tarifën e transferimit të lojtarit, por Zonja e Vjetër është e sigurt për finalizimin e marrëveshjes pasi lojtari tashmë ka rënë dakord të transferohet në Torino.
Sky Sport Italia konfirmon se Alcaraz është gati të fluturojë për në Torino pasi ka rënë dakord tashmë për kushtet me gjigantët e Serie A.
Dy klubet janë ende duke negociuar detajet përfundimtare, por Juventusi pritet ta marrë 21-vjeçarin në një marrëveshje fillestare huazimi me një opsion për të blerë për 35-40 milionë euro. /Telegrafi/