Kampionatit italian, Serie A së shpejti pritet t’i shtohet edhe një futbollist shqiptar.
Fjala është për talentin nga Malisheva e Kosovës, Lirim Kastrati i cili është pjesë e gjigantit italian Roma.
18-vjeçari luan në ekipin e dytë të Romës që njihen ndryshe si ‘Primavera’, por ai shpesh herë stërvitet me ekipin e parë me urdhër nga Luciano Spalletti.
Gjatë ditës së sotme, Kastrati ka stërvitur me ekipin e parë të Romës, dhe ai ka postuar një foto në rrjetet sociale.
Në foto talenti shqiptar shihet me dy ikonat e Romës, Francesco Tottin dhe Daniele De Rossin.
Kastrati që luan në rolin e qendër mbrojtësit dhe mbrojtësit të djathtë luan për të rinjtë e Kombëtares së Shqipërisë U19. /Telegrafi/