Site icon Telegrafi

Ylli i Shkëndijës nuk kishte kohë për shortin, e fali xhumanë dhe u lut për fitore ndaj Milanit (Foto)

Sulmuesi i Shkëndijës, Besart Ibrahimi, nuk ka pasur kohë ta shikojë shortin e Europa League.

Futbollisti i Shkëndijës i cili ka qenë pivotal me golat e tij në kualifikimet e Europa League, mësoi se me ekipin e tij do të përballen ndaj gjigantit të futbollit evropian, Milanit.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Milanit

Dhe, Ibrahimi ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet pasi ka falur namazin e xhumasë.

Ai duket se është lutur për fitore për duelin shumë të vështirë ndaj Rossonerëve.

Ibrahimi është në top formë me 5 gola në 6 ndeshjet e fundit dhe mbetet rreziku kyç për Donnarumman.

Shkëndija e pret Milanin në Strumicë më 17 gusht. /Telegrafi/

Exit mobile version