Telegrafi

Ylli i “Sex and the City”, Chris Noth bëhet baba për herë të dytë në moshën 65-vjeçare

Chris Noth dhe Tara Wilson (Foto: Getty Images/Guliver)

Aktori i “Sex and the City”, Chris Noth, është bërë baba për herë të dytë.

65-vjeçari mirëpriti fëmijën e dytë me bashkëshorten e tij, Tara Wilson.

Të enjten, Noth ka ndarë një fotografi të foshnjë së porsalindur në Instagram, duke shkruar, “Ne pritëm fëmijën e dytë – Keats”.

Chris Noth (Foto: David M. Benett/Dave Benett/Getty Images for Audi UK)

Chris e pëlqen jetën si baba. Ai gjithnjë publikon fotografi të djalit të tij, Orion, në Instagram. Në dhjetor, ai ndau një imazh nga pushimet me përshkrimin, “Duket si Krishtlindje – dhe momentalisht kam dhuratën më të madhe që një baba dëshiron”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Chris Noth

Chris dhe Tara u takuan kur ajo punonte në ‘Cutting Room’, në një lokal në New York.

Në vitin 2012, dyshja u martuan në Hawaii, tri vite pasi ai i propozoi.

Para dasmës së tyre, Tara dhe Chris kanë zbuluar detaje në lidhje me marrëdhënien e tyre, “Në fillim, thashë se do ndahemi çdo dy javë. Më pas ishte çdo dy muaj, e më pas çdo gjashtë muaj”.

Ai theksoi, “Ne do ndahemi shpesh, dhe unë isha. Ka mbaruar! Ka mbaruar! Dhe disa javë më vonë, Përse po më mungon aq shumë?”. /Telegrafi/