Site icon Telegrafi

Ylli i Romës po ‘lufton’ me kohën për të luajtur kundër Juventusit

Mohamed Salah dhe Francesco Totti janë duke luftuar me kohën që të jenë të gatshëm për ndeshjen derbi me Juventusin.

Me një diferencë prej katër pikësh Roma pritet të kërkojë ta zbutë këtë epërsi në Torino të shtunën.

Bruno Peres është lënduar rëndë me Milanin dhe do të mungojë sigurt.

Totti pritet të jetë i gatshëm, pasi ka vuajtur një nja grip.

Lojtari më i rëndësishëm deri më tani te Roma, egjiptiani Mohamed Salah, po kërkon rikthimin.

Ai ka filluar të vrapoj dje pas 11 ditësh pushim.

Ati i është kërkuar të qëndrojë tri javë jashtë fushave, por lojtari kërkon të kthehet. /Telegrafi/

Exit mobile version