Telegrafi

Ylli i rokut anulon turnetë, rrezikohet nga shurdhimi

Këngëtari i rok grupit AC/DC, Brian Johnson ka anuluar turnetë e tij për shkak se rrezikon të humbë plotësisht dëgjimin e tij.

The Guardian shkruan se mjekët i kanë thënë atij që të ndalë mbajtjen e turneve pasi rrezikon seriozisht të humbë dëgjimin.

Anulimi përkohësisht është bërë për 10 turnetë e radhës.

“AC/DC janë të detyruar të anulojnë 10 turnetë e radhës në Amerikë, pasi këngëtari i grupit është këshilluar nga mjekët që të ndalojë mbajtjen e turneve menjëherë ose të rrezikojë të humbë plotësisht dëgjimin”, ka thënë AC/DC në faqen zyrtare.

Johnson është këngëtari i këtij grupi që nga viti 1980.