Muajve të fundit vluan në portale pikëpyetjet e hipotezat për një relacion që tejkalon miqësitë mes Tuna Sejdi dhe Yll Limanit.
Megjithatë, edhe pse të pandarë për muaj rresht, javëve të fundit dyshja nuk u panë bashkë çka ndikoi që të shkruhet për ‘tradhti’.
E pikërisht, sipas prive, në lidhje me thashethemet e tilla, këngëtarja e ‘Dy tima’ ka ironizuar duke u tallur në rrjete sociale kur kolegut i ka dhënë epitetin e një tradhtari.
Kujtojmë se shumë shpejt nga dyshja pritet bashkëpunimi i parë i përbashkët që vetëm si ide është mirëpritur tej mase nga fansat.