Manchester United nuk po kalon momentet më të mira të saja gjatë këtij edicioni.
Pasi ka mbetur mbrapa gjigantëve në luftë për titullin e kampionit, United nuk e ka të sigurt as kalimin e grupit në Ligën e Evropës.
Kështu tani ka ardhur një lajm i keq për ta, pasi ylli i Real Madrid, Raphael Varane ka refuzuar kalimin në ‘Old Traford’ edhe pse ‘Djajtë e Kuq’ ishin të gatshëm të shpenzonin 50 milionë euro për të.
Sipas ‘Le Figaro’, Varane nuk ka pranuar të bisedojë me krerët e Unitedit për një kalim të mundshëm në Ligën Premier.
Francezi 23-vjeçar është i vendosur të qëndroj në Real Madrid për tu bërë ikonë e klubit.
Kujtojmë që Varane ka kontratë me ‘Los Blancos’, deri në qershor të vitit 2020. /Telegrafi/