Përkundër raportimeve që dolën gjatë muajve të fundit se Raul Asencio nuk është më pjesë e hetimeve për shpërndarjen e disa videove pornografike, gjykatësi ka refuzuar apelimin për ta liruar atë nga ky dyshim.
21-vjeçari është vetëm njëri nga katër të dyshuarit në një çështje që po heton katër lojtarë të akademisë së Real Madridit për shpërndarje të videove pornografike, ku gjithçka nisi në vitin 2023.
Kjo çështje ka qenë duke u hetuar tash e sa kohë, por ishte raportuar se Asencio nuk ishte më i dyshuar në këtë rast, por do të veprojë vetëm si dëshmitar.
Tre të dyshuarit e tjerë, Ferran Ruiz, Juan Rodriguez dhe Andres Garcia që të gjithë lëvizën në Girona, Tarazona dhe Alcorcon në verë, pasi çështja u bë e njohur për publikun.
Sidoqoftë, siç ka raportuar El Pais, një apelim për ta liruar Asencion si i dyshuar u refuzua shkaku i provave të pamjaftueshme.
Sa i përket Asencios, ai sot (e martë) do të jetë titullar në formacionin e Real Madridit për ndeshjen që ata do ta luajnë në ‘Etihad’ ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/