Site icon Telegrafi

Ylli i Real Madridit i shmanget ndjekjes penale në rastin e skandalit seksual

Mbrojtësi i Real Madridit, Raul Asencio mund të marr frymë lirshëm, pasi raportimet e fundit bëjnë me dije se ai nuk do të ndiqet penalisht në rastin e dyshuar të pornografisë së fëmijëve. 

Asencio është njëri nga gjashtë lojtarët e akademisë së Real Madridit për krimin pasi kjo çështje u hap në gusht të vitit 2023. 

21-vjeçari ishte në mesin e gjashtë lojtarëve të akuzuar për shpërndarje të pornografisë së fëmijëve pas videove të shpërndara të një vajze të mitur duke kryer marrëdhënie intime u shpërndanë nga bashkëlojtarët e tij. 

Tre prej atyre lojtarëve ishin të përfshirë në aktin seksual, por Relevo raporton se ka dëshmi që Asencio mbeti jashtë kabinës ku ndodhi incidenti. 

Informacioni i tyre është se Asencio nuk po hetohet më si një fajtor për shpërndarjen e asaj videoje, por mbetet pjesë e këtij rasti vetëm si dëshmitar. 

Kjo çështje është ende nën hetime dhe ky status mund të ndryshojë, megjithatë këto hetime nuk po e ndjekim Asencion si një të dyshuar. 

Real Madridi ende nuk e ka deklaruar pozicionin e tyre në këtë rast publikisht, diçka që është e kuptueshme duke marrë parasysh se hetimet po vazhdojnë. 

Kur përfshirja e Asencios në këtë rast u bë e ditur për publikun, ai u la jashtë ekipit që udhëtoi për duelin ndaj Alavesit./Telegrafi/

Exit mobile version