Real Madridi nuk ka frikë që të luajë me topa brenda zonës, por këtë sezon ka pasur një mungesë të krosimeve nga thellësia. Kjo për shkak se loja e tyre nuk ka qenë shpeshherë në nivelin e duhur, thënë më saktë e mbrojtësve të krahut.
Vitin e kaluar ‘Los Blancos’ i dhanë lamtumirën Joselu Matos, i cili pati një sezon të shkëlqyer duke shënuar 17 gola dhe duke bërë tri asistime.
Aftësia e tij për të shënuar me kokë ishte një armë për Carlo Ancelottin dhe shpesh nga kjo kishte përfituar dhe Jude Bellingham me lëvizjet e tij gjithashtu.
Tani me Endrick Felipe dhe Kylian Mbappe si opsione në qendër të sulmit, madrilenët janë fokusuar në një mënyrë tjetër të ndërtimit të aksioneve.
Ata nuk janë të shquar as për gjatësinë e tyre por as për aftësinë për të shënuar me kokë.
Sipas një raportimi nga Diario AS, dobësia e Mbappes në lojën në ajër vjen për shkak të frikës së tij për ta goditur topin me kokë.
Më parë ai kishte pësuar tronditje në karrierën e tij në Francë gjatë vitit 2016 kur ishte pjesë e Monacos, gjë që rriti shkallën e kujdesit tek sulmuesi francez.
Një vit e gjysmë pas përplasjes së tij të parë, e njëjta ndodhi sërish dhe Mbappe nuk e pëlqeu që ta godasë topin me kokë që prej atëherë.
Verën e kaluar gjatë Euro 2024, Mbappe luajti gjithashtu me maskë pasi kishte thyer hundën, diçka që ia vështirësoi atij frymëmarrjen.
Mbappe ka 23 gola të shënuar në 35 ndeshje këtë sezon, por asnjëri nga ta nuk është shënuar me kokë./Telegrafi/