Serge Aurier i cili më herët ishte temë e medieve botërore pasi kishte sulmuar një polic francez, është bërë edhe një herë kryetemë, por për diçka pozitive.
Gjatë takimit mes Bregut të Fildishtë dhe Malit gjatë fundjavës ylli i Paris Saint Germainit ka bërë një gjest të madh.
Aurier ia shpëtoi jetën sulmuesit Moussa Doumbia, i cili luan për klubin rus Rostov. Doumbia ka rënë në tokë pas 20 minutash të ndeshjes pasi pësoi krizë epileptike.
Aurier ka qenë një nga të parët që i ndihmoi sulmuesit, duke e parandaluar kalimin poshtë të gjuhës dhe kështu i shpëtoi jetën 22-vjeçari. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=rdjcRsDk3HQ