Site icon Telegrafi

Ylli i pranverës në IPKO Superligë: Otto John, 9 ndeshje – 9 gola për Prishtinën

Erdhi me shumë bujë në afatin kalimtar të janarit dhe Otto John po dëshmohet deri me tani me fanellën e Prishtinës.

Ai ka statistika të jashtëzakonshme me klubin nga kryeqyteti, edhe pse kualitetet e tij kanë qentë të ditura prej më herët.

I ardhur në afatin e dimrit, John ka zhvilluar 9 ndeshje dhe ka shënuar po aq gola me Prishtinën.

Pesë gola ai ia ka shënuar  Vushtrrisë (dy për Kupë), Ferizajt dy gola dhe nga një gol Drenicës e Dritës.

Januzi dhe John, dyshja e Prishtinës (Foto: FC Prishtina)

Sulmuesi nigerian nuk ka shënuar vetëm në dy ndeshje nga 9 paraqitje, kundër Ballkanit dhe kundër Drenicës për Kupë, ndërsa shprehet i lumtur me paraqitjet e tij.

“Ne u angazhuam maksimalisht që nga kjo ndeshje të marrim pikët e plota e pastaj patëm mundësi edhe manovrimi. Jam i lumtur për golat, jam i lumtur me shokët e ekipit dhe ekipin në tërësi. Jam i kënaqur me këto tre pikë dhe krejt çfarë dua është të vazhdojmë me këtë ritëm”.

Oto John, duke festuar një nga golat e tij (Foto: FC Prishtina)

“Natyrisht se jam i kënaqur me statistikat e mia dhe dua të ndihmoj ekipin të arrijmë, krijojmë golin dhe lutëm shumë të vazhdojmë sa më gjatë kështu”, ka thënë ai për faqen e klubit.

Oto John më parë ka luajtur për Trepçën ’89, ndërsa ka mbrojtur edhe ngjyrat e Skënderbeut në Shqipëri. /Telegrafi/

Exit mobile version