Telegrafi

Ylli portugez humb evropianin

Kombëtarja portugeze nuk do të ketë në shërbim të saj për kampionatin evropian që do të startojë më 10 qershor në Francë mbrojtësin e majtë Fabio Coentrao.

Mediat franceze kanë bërë me dije se dëmtimi më i fundit i pësuar prej tij me klubin e vet Monaco ka rezultuar më i rëndë nga çfarë mendohej dhe për këtë mbrojtësi portugez do të duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Sipas medieve franceze dhe atyre portugeze, Coentrao duhet të qëndrojë për tre muaj pushim që do të thotë se për të evropiani është një kapitull i mbyllur.

Portugalia bën pjesë në grupin F në kampionatin Evropian së bashku me Austrinë, Hungarinë dhe Islandën.

Kujtojmë që Coentrao ende është një lojtar i Real Madridit por i huazuar në Ligue 1 te Monaco. /Telegrafi/