Telegrafi

Ylli pornografik shfrytëzon vithet e saj për vota

Duke shënjestruar fansat e saj meshkuj, veterania italiane e industrisë për zbavitjen e të rriturve, i ka ngjitur imazhet e prapanicës së saj nëpër tërë kryeqytetin italian, me qëllim që të fitojë një vend në kuvendin e Romës.

Nëse zgjedhet D’Abbraccio, njëra nga punët që dëshiron të bëjë është të krijojë një rajon “me dritë të kuqe” të emërtuar “Qyteti i Dashurisë” vetëm disa kilometra larg nga Vatikani, të pasuruar me klube striptizi, diskoteka erotike dhe dyqane me lodra seksuale.

“Do të ishte diçka e bukur, e pastër- që s’ka të bëjë me prostitucionin”, ka thënë aktorja e cila ka luajtur në filmat e njohur, "The Kiss of the Cobra" dhe "Paolina Borghese, Imperial Nymphomaniac".