Telegrafi

Ylli pornografik rrëfen për përvojën e saj me Trump dhe ofertën që i kishte bërë (Foto)

Aktorja e filmave për të rritur, Jessica Drake, është femra e fundit që po e akuzon kandidatin republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ylli pornografik ka dalë publikisht për të folur për këtë rast dhe ka thënë se këtë nuk po e bën për famë, as për para, por në solidarizim me femrat e tjera.

Ajo thotë se është takuar me Trump në vitin 2006 në një turne golfi në Lake Tahoe, madje ajo ka edhe një fotografi të asaj kohe.

Ajo e ka dëshmuar me foto afërsinë me Trump.

“Ai ma kërkoi numrin tim të telefonit dhe unë ia dhashë. Më vonë atë natë, ai më ftoi në dhomën e tij. Unë i thash se nuk ndjehesha mirë të shkoja vetëm, kështu që mora dy shoqe me vete”, ka treguar Drake, njofton Klan Kosova.

“Kur u futa në dhomën e tij, ai na kapi secilën prej nesh dhe na puthi të triave pa kërkuara fare leje”, ka shtuar më tej.

Lexo po ashtu I pandalshëm Trump në ngacmimin e bukurosheve: Një tjetër aktore e famshme rrëfen që pasi e refuzoi, pasoi hakmarrja e tij!

Sipas versionit të pornoaktores, ajo ishte larguar bashkë me shoqet pas 45 minutave. Kur ishte kthyer në hotel një nga punonjësit e Trump e kishte thirrur në telefon.

“Ai tha Donald më donte mua prapa në suitën e tij. Unë tregova se nuk dua që të kthehem. Pastaj më thirri Donald. Ai më kërkoi që të shkoj për darkë te ai. Pastaj më pyeti: ‘Çfarë do? Sa i do?’. Pastaj më ofroi 10.000 dollarë”, ka deklaruar Jessica.

Por, të gjitha këto i ka mohuar vet Trump, i cili në kohën për të cilën Drake e akuzon se ka ndodhur ngjarja, kishte një vit e më shumë i martuar me gruan e tanishme Melania Trump.