Site icon Telegrafi

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, titullar ndaj Bayernit

Valmir Sulejmani ka marrë një lajm tejet të mirë para përballjes me Bayern Munichun.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Valmir Sulejmani do ta nisë ndeshjen ndaj Bayernit nga minuta e parë për skuadrën e tij Hannover 96.

Edhe pse kjo ndeshje nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë, pasi Bayerni është shpallur kampion dhe Hannoveri ka rënë nga elita e futbollit gjerman, për Sulejmanin është një rast i artë.

Gjatë këtij edicioni në Bundesligë, Valmiri është paraqitur në katër ndeshje ndërsa e sotmja është e pesta.

20-vjeçari ka luajtur edhe për ekipin e dytë të Hannoverit duke shënuar shtatë gola dhe duke dhuruar katër asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version