Niall Horan mezi i mbante duart larg të dashurës së tij Amelia Woolley të mërkurën, kur dyshja u puthën në buzë gjatë pushimit të tyre luksoz në Cabo, Meksikë.
I veshur me një palë mbathje noti në ngjyrë blu të ndezur, ish-ylli i grupit One Direction, Niall, 28 vjeç, po e shijonte në maksimum momentin e tij intim me të dashurën Amelia, 24 vjeçe, teksa putheshin kur ishin të shtrirë në një shezlon.
Niall u pa gjithashtu duke biseduar me një shok mashkull ndërsa mbante syze në kokë, shkruan DailyMail.
Ai i mbajti larg rrezet e diellit pas një palë syzeve të dielli me stil, ndërsa Amelia e mbrojti fytyrën nga rrezet me dorë.
Amelia dukej sensacionale e veshur me bikini të zeza, ndërsa i kishte lënë flokët e saj brune të binin lirshëm mbi supet e saj.
Modelja u mbulua nga rrezet e diellit dhe shijoi një bisedë me një shoqe dhe pranë dy vajzave ishte një tavolinë e mbushur me shishe uji dhe birra.
Ajo u pa duke u ngritur nga shezloni për shëtitur rreth pishinës.
Grupi dukeshin në humor të mirë, teksa u zhytën në diellin meksikan dhe pa dyshim shijuan një pushim nga klimat e ftohta të Mbretërisë së Bashkuar.
Romanca e Niall dhe Amelias u zbulua në korrik të vitit 2020, por çifti është jashtëzakonisht privat në lidhje me marrëdhënien e tyre.
Dyshja u fotografuan së bashku për herë të parë në gusht të vitit 2020, ku dukeshin të lumtur dhe të dashuruar pasi shijuan një vakt romantik së bashku.
Një burim i tha ekskluzivisht tabloidit DailyMail në atë kohë: “Niall është shumë serioz në lidhje me Amelian, izolimi definitivisht i ka intensifikuar ndjenjat e tij për të”.
“Niall është takuar me Amelian për dy muajt e fundit. Ai mendon se Amelia është e mrekullueshme, por ata gjithashtu ecin me të vërtetë – dhe ajo u ka thënë miqve të ngushtë se kjo mund të jetë gjëja e vërtetë”.
Amelia ishte e dashura e parë serioze e Niall pas ndarjes së tij nga aktorja Hailee Steinfeld, 23 vjeçe, pasi ish-çifti u nda në vitin 2018.
Ai gjithashtu pati një “lidhje të supozuar” me këngëtaren Selena Gomez, 28 vjeçe, në vitin 2015, por konfirmoi në një intervistë se dyshja ishin vetëm miq pasi u fotografuan së bashku në vitin 2019.
Gjatë verës, këngëtari Niall diskutoi ‘përpjekjet’ e tij pasi gjeti famë me grupin One Direction në spektaklin e talenteve “X Factor” në vitin 2010, ndërsa fliste me drejtuesin e shfaqjes Dermot O’Leary, 47 vjeç, për podkastin e tij.
I pyetur nëse ai është ndjerë ndonjëherë si një ‘i burgosur’, Niall tha: “Disa herë, po, sepse ne ishim 17, 18, 19 vjeçarë për vitet e para të karrierës, dhe unë luftova me këtë”.
“Siç e dini, unë duhet të bëj diçka gjatë gjithë kohës dhe mendimi për të mbyllur perden në dhomën time të hotelit ishte një çmenduri për mua”, tha ai.
“Vërtet kam luftuar me idenë: ‘Pse nuk do të na lësh të dalim? Ne duam vetëm të shkojmë për një shëtitje!’ Por nuk mund të futesh në trurin e një tifozi”, tha ai kur u pyet në lidhje me anët e këqija të famës.
Niall fitoi famë globale së bashku me ish-shokët e grupit: Harry, Louis, Zayn Malik, 28 vjeç dhe Liam Payne, 27 vjeç, pasi grupi i djemve arriti në vendin e tretë në “X Factor” – duke humbur vendin e parë, të cilin në atë kohë e zuri këngëtari Matt Cardle, tani 37 vjeç.
Grupi njoftoi se do të bënin një ‘pauzë’ në vitin 2015, pesë muaj pasi Zayn u largua – dhe ndërsa është përfolur për vite me radhë, One Direction ende nuk ka konfirmuar planet e ribashkimit. /Telegrafi/