Juventusi ka triumfuar 4-1 në kuadër të javës së 15-të në Serie A ndaj Udineses.
Golat për Zonjën e Vjetër i shënuan, Cristiano Ronaldo me dy, Federico Chiesa dhe Paulo Dybala, derisa për Udinesen realizoi Marvin Zeegelaar.
Juventusi ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.28, me Udinesen që u vlerësua 6.24.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Ronaldo që shënoi dy herë dhe asistoi në një tjetër duke u notuar me 9.8.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Kevin Bonifazi me vlerësimin 5.6.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/