Telegrafi

Ylli i ndeshjes, Haaland: West Ham 0-2 Man City, notat e lojtarëve

Manchester City e ka nisur me fitore 2-0 ndaj West Hamit mbrojtjen e titullit në Ligën Premeir.

Golat për kampionin në fuqi i realizoi transferimi i Tyre më i madh në këtë verë, Erling Haaland, një nga penalltia dhe një nga loja e hapur.

Manchester City ishte padyshim skuadra më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.23, me West Hamin që u vlerësua me 6.50.

Lexo po ashtu Debutim ëndrrash për Erling Haaland: Ndeshja e parë në Ligën Premier dhe ia siguron Cityt tre pikë

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë përballje ishte Haaland me dy golat e tij dhe u notua me 7.7.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Alponse Areola, që u vlerësua me 5.7.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

/Telegrafi/